×
  • Showbiz
  • Show

    Konkurrentja nga Kosova, Arta Kabashi eliminohet nga Big Brother VIP Albania

    Insajderi
    25 February 2024 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përveç Albit, Arta Kabashi është banorja e dytë që ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e sotme, duke lënë në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.

    Largimi i Artës në televotimin e dytë me pyetjen: “Kë doni të shpëtoni?” ka lënë banorët si Rike, Vesa dhe Romeo të përlotur, për shkak të marrëdhënies që kishin krijuar, një raport i mirë miqësor.

    “Shumë e bukur për mua si eksperiencë, por është jashtëtokësore. Kur je brenda aty, duket që shumica e banorëve kanë hyrë në një trajnim për të pasur një sjellje të caktuar. E dio që jashtë nuk mundet të kuptohet. Më shumë lojtar dhe tregon veten më pak se të tjerët? Më ka ndodhur me Ilnisën që e ka bërë personazhion e vërtet, por ka raste që tregon personalitetin e saj”, tha Arta pas eliminimit.

    “Jam e lumtur që nuk u ktheva dhe mos u mërzitni. Qëndroni të fortë, vazhdoni sa më shumë të mundeni në debate, ama mos shani, por më shumë argumente”, ishte mesazhi i Artës për banorët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark