×
  • Lajme
  • Lajme

    Konkurset përplasin Haskukën me Zafir Berishën

    Insajderi
    02 December 2018 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe kryetari Nismës, Zafir Berisha, po përplasen për konkurse. Përplasje e tyre ka filluar me konkurset për drejtorë të shkollave, ndërsa ka vazhduar edhe për dikastere të tjera.

    Berisha ka akuzuar Haskukën për kurdisje të konkurseve për punësim.

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndërkaq nuk ka komentuar akuzat e kryetarit të Nismës, Zafir Berisha .

    Ai, ka preferuar të heshtë.

    Me akuzat e Berishës nuk është marrë as këshilltarja e Haskukës, Krenare Koçi, ndonëse ishte etiketuar për “lojra të fëlliquara”, shkruan “PrrizrenPress”.

    Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka shpërthyer ditë më parë në akuza ndaj kabinetit të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, partitë e të cilëve janë në koalicion qeverisës në Prizren.

    “Ne dhe fryma jonë socialdemokrate nuk qëndrojmë pas lojërave të fëlliqura të Krenare Koqit, hienave dhe ” komisarëve politik”, të cilët qëndrojnë prapa z.Haskuka, të cilin në bashkëpunim me mbetjet e krimit të organizuar të “Klanit Pronto” kurdisin çdo konkurs ku paraprakisht dihet edhe se kush ka me u pranuar në punë”, ka akuzuar Berisha.

    “Partneriteti dhe “koalicioni i heshtur” me persona që i kanë shërbyer 10 vite bandave ( qytetarët para 1 viti i ndëshkuan me vota), nuk është në përputhje me pritjen e prizrenasve”.

    “Edhe pse e kemi diskutuar disa herë me z.Haskuka çështjen e njerëzve me dosje të shumta që janë në institucione të komunës së Prizrenit, ai me heshtje tashmë po tregohet i pafuqishëm ndaj atyre dhe njerëzve që e rrethojnë, një pjesë e të cilëve nuk ju dihet edhe misioni në institucionet e komunës së Prizrenit”.

    “Bashkëpunimi dhe vendosja në krye të komisioneve intervistues për punësim e njerëzve të PDK-së( të cilit janë me provoj në manipulime dhe lehtë të shantazhueshëm) pjesa dërmuese e të cilëve i kanë shërbyer krimit të organizuar dhe janë me dosje në organet e drejtësisë, nuk është tregues shpresëdhënës se gjendja mund ndryshoj në interes të qytetarëve!!!”.

    “Në fund ju rikujtojmë, ne jemi përgjegjës për tri dikasteret që i menaxhojnë aktivistët e Nisma-s dhe mbajmë përgjegjësi politike për punën e mirë dhe jo të mirë mund ta bëjnë ata, shkruan kryetari i degës së Nisma Socialdemokrate në Prizren”.

    “PrizrenPress” i ka dërguar pyetje kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka rreth këtyre akuzave, mirëpo ai nuk është përgjigjur.

    Ndërkaq, burimet e afërta me Haskukën, me kusht anonimiteti kanë treguar arsyen e heshtjes së tij.

    “ Kryetari nuk dëshiron të bie nën ndikim të Zafirit, pavarësisht koalicionit me Nismën”, tregojnë burimet e afërta me Haskukën.

    “Zafiri po tenton që përmes kryetarit, t’ju hakmerret njerëzve të PDK-së, sepse asnjë fakt nuk e ka dhënë se cili konkurs është kurdisur “.

    Kryetari i Nismës, Zafir Berisha në balotazh ka mbështetur kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, për kryetar të Prizrenit.

    Pas fitores, Nsima është pjesë e koalicionit me VV-në.

    Brenda një viti të qeverisjes , Haskuka dhe Berisha, kanë pasur disa herë mospajtime mes vete rreth konkurseve të drejtorëve të shkollave dhe të punësimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark