Gazeta Insajderi para disa dite ka raportuar se vajza e ish-kryeprokurorit, Aleksandër Lumezit, është dalluar gjatë fazës së rekrutimit për 24 prokurorët e rinj të shtetit.
Nita Lumezi, figuron e 24-ta në listën e publikuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Pas këtij raportimi Gazeta Insajderi ka marrur një përgjigje nga drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj.
Në përgjigjen e tij thuhet se janë në fazën përgaditore të hetimit.
“Ne jemi ne fazen pergatitore te hetimit dhe rrjedhimisht nuk kemi kerkuar e as pranuar te dhena nga KPK”, ka thënë Buleshkaj për Insajderin.
Përpos Nita Lumezit, në listë është edhe Vilson Maloku, djali i ish-kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokut.
Maloku figuron në listën si i 67-ti.
Rikujtojmë se lista e kandidatëve që e kanë kaluar testin me shkrim në procesin për rekrutimin e 24 prokurorëve të rinj të shtetit është bërë publike nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.