×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Konstandin P. Kavafis: “Termopile”-poezi

    Insajderi
    08 June 2023 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nder u qoftë atyre që jetën e çojnë

    duke ruajtur Termopilet.

    Nuk tunden kurrë nga detyra;

    mbeten të drejtë dhe të rreptë në çdo vepër,

    por plot me keqardhje, plot dhembshuri;

    zemërgjerë kur janë të pasur, kur janë të varfër

    sërish pak zemërgjerë,

    gjithmonë ndihmojnë me sa munden;

    thonë ngaherë të vërtetën,

    por gënjeshtarët nuk i urrejnë.

    Edhe më shumë nder u ka hije

    kur parashohin (dhe këta janë të shumtë)

    se në fund do të shfaqet Efialti,

    se medët, më në fund, do të shkojnë tutje.

    Përktheu: Sokol Çunga

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark