11:58 - 23 Janar 2023

Sor pritet të mbahet protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkak i së cilës është deklarata e kryeministrit Albin Kurti për politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Të hënën e 23 janarit, fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do mbajnë protestë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq, me moton, “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”.

Protesta është paraparë të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Ndërsa para objektit të Qeverisë është vendosur kordoni policor për ta mbikqyrur protestën.

Protesta është thirrur nga një grup në rrjetin social Facebook, që thuhet të jetë nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.