×
  • Lajme
  • Lajme

    “Korrigjimi i kufijve s’duhet të jetë temë e dialogut final me Serbinë”

    Insajderi
    21 October 2018 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka pritur sot deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU’së, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, dhe raportues për Ballkanin Perëndimor Peter Beyer dhe drejtorin e KAS’it për Maqedoni dhe Kosovë Johanes Rey.

    “Gjatë takimit Beyer u interesua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për çështjen e korrigjimit të territoreve, me ç’rast ishte qëndrim i përbashkët se që çështja e kufijve nuk është temë që i duhet Kosovës në fazën e finalizimit të dialogut me Serbinë”, shkruan Veliu në Facebook.

    Ndryshe, gjatë këtij takimi, Veliu, i cili është edhe kryetar i Komunës së Podujevës ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij për investimet e bëra në infrastrukturë dhe zhvillimin e komunës, planifikimet, si dhe mundësitë për investime në të ardhmen.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark