×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kosnett kujton masakrën e Reçakut: Rikonfirmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi

    Insajderi
    15 January 2021 - 10:34

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett, ka kujtuar masakrën e Reçakut.

    Kosnett përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se e rikonfirmon angazhimin e amerikanë për të siguruar drejtësi, raporton Gazeta Insajderi.  

    “Sot qëndrojmë me Kosovën në nderimin e kujtimit të viktimave të Masakrës së Reçakut dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për të siguruar drejtësi dhe mbyllje për familjet dhe të dashurit e tyre”, ka shkruar Kosnett.

    Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

    Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark