×
  • Sport
  • Sport

    Kosova e ka emëruar përzgjedhësin e ri, ishte prezent në shortin e Ligës së Kombeve

    Insajderi
    12 February 2024 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës ka vendosur për përzgjedhësin e ri i cili do t’i udhëheq Dardanët.

    Ka qenë Alba Morina nga Federata e Futbollit të Kosovës e cila ka konfirmuar një gjë të tillë në emisionin Dueli Sportiv në televizionin Dukagjini.

    Morina tha se përzgjedhësi i ri ka qenë edhe në shortin e Ligës së Kombeve dhe së shpejti pritet të bëhet zyrtarizimi.

    “Po ka qenë. Emri i trajnerit për qarqet brenda Federatës për njerëzit që duhet me ditë, e dinë, ju krejt keni me marrë vesh në një konferencë për media shumë shpejtë. Kjo punë bëhet në krejt botën si e tillë”, tha ajo.

    Ndërsa, shtoi se nuk është në dijeni nëse trajneri është gjerman, ashtu siç kishte thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

    Për deklaratën e Morinës, të dielën është pyetur edhe menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala. Ai ka thënë se nuk e di.

    “Unë s’kam çka me tregu kurrgjë për trajnerin. Kurdo që zyrtarizohet, do të zyrtarizohet”, ka thënë ai.

    Deri më tani janë përmendur disa emra të trajnerëve gjermanë për të marr drejtimin e Përfaqesueses së Kosovës.

    Andre Breitenreiter, Bruno Labbadia dhe Franco Foda janë emrat më të spikatur për të marr drejtimin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark