×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kosova është shënjestër e propagandës serbo-ruse

    Insajderi
    27 August 2022 - 17:03

    Informacioni i rremë serbo-rus historikisht ka prodhuar konflikte, luftëra dhe viktima, ndërsa Kosova është shënjestër e luftës serbo-ruse.

    Agim Musliu, ekspert i sigurisë tha se duke përdorur me kujdes informacionin si armë mbrohemi nga propaganda.

    Ai foli për agresioni rus në Ukrainë, ku tha se propaganda ruse është shndërruar në luftë aktive.

    “Agresioni rus në Ukrainë fillon para 9 viteve me propaganda… Targeti kryesor i mediave ruse në atë kohë ka qenë përmes ‘Sputnik’ më së shumti, Ukraina… Propaganda ruse është shndërruar në luftë aktive. Informacioni i cili ka dalë nga SPUTNIK u bë armë në dorë të Rusisë kundrejt botës për ta bindur botën se Ukraina është narciste dhe punon kundër rusëve dhe i vret rusët. Konstatimi numër një është që Ukraina është në luftë, SHBA po e ndihmojnë Ukrainën në luftë, NATO ka ngritur gatishmërinë, sepse rrezikohet rendi i ri botëror nga Rusia. Nëse e kalon Ukrainën ku do të ndalet”, thotë ai.

    Ai tha në Kosovë që nga 99-a e deri më sot, propaganda serbo-ruse nuk është ndalë.

    Eksperti i sigurisë tha se Kosova është shënjestër e luftës propaganduese, serbo-ruse.

    “Kosova është shënjestër e luftës propaganduese, serbo-ruse, për shkak të interesave të mëdha që i ka Rusia në Ballkan”, thotë ai.

    Gerta Zaimi, gazetare nga Shqipëria tha se Ballkani Perëndimor e gjen veten në një pozitë të veçantë kur bëhet fjalë për influencën ruse.

    Ajo thotë se duke pasur parasysh që ka të bëjë me një shoqëri që akoma nuk ka përfunduar fazën e tranzicionit post komunist, institucionet demokratike janë ende të dobëta dhe nivelet e edukimit mediatik dhe medias së lirë janë shumë më të ulëta se në shumicën e vendeve anëtare të BE-së dhe se ndikimi apo dezinformomi bëhet akoma më i theksuar.

    Ekspertja e sigurisë tha se Shqipëria është drejtpërdrejtë e varur nga efektet ekonomike të luftës në Ukrainë dhe në një kërcënim real të ekonomisë së saj.

    “Lufta në Ukrainë do të ketë dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë dhe efektet në opinionin publik… Shqipëria është drejtpërdrejtë e varur nga efektet ekonomike të luftës në Ukrainë dhe në një kërcënim real të ekonomisë së saj, si për shkak të financave publike, po ashtu dhe të goditjes së shtresës së mesme te shoqërisë”, thotë ajo

    Më tej, ajo thotë se influenca ruse është e shpërndarë dhe gjen rrugë të ndryshme të shtrirjes.

    “Influenca ruse është e shpërndarë dhe gjen rrugë të ndryshme të shtrirjes. Pa dyshim ajo më influenca është rruga e medias. Kjo qoftë për rezultatet që arrin në opinionin publik, qoftë për gjendjen ekonomike dhe profesionale të gazetarisë, te think tank -ve , të universiteteve dhe të një mungesë të elitave intelektuale”, thotë ajo.

    Xhelal Neziri, kontribuues i Geopost nga Maqedonia Veriore, foli për ndikimin rus në Ballkan. Ai tha se të gjitha vendet janë në hartën të planifikuar nga Rusia që të shtrijnë ndikim në media.

    “Asnjë vend në këtë zonë të cilën Rusia e konsideron si një zonë të interesit të lartë për atë, nuk është i kursyer. Të gjitha vendet janë në hartën të planifikuar nga Rusia që të shtrijnë ndikimin, natyrisht se e ka më lehtë në vendet të cilat ka shumicë etnike të popujve sllavë, për shkak të afërsive kulturore, religjioze, afërsive gjuhësore, mirëpo kjo prani është e dukshme në gjithë rajonin e Ballkanit”, thotë ai./kp

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark