Akil Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Në kompeticionin që po mbahet në Algjeri, sportistët nga Kosova vazhdojnë shkëlqimin.
Pas medaljeve të Distria Krasniqit, Flaka Loxhës, Shpëtim Bajokut e Laura Fazliut, radha tani është për Gjakovën.
Gjakova ka mposhtur xhudistin nga Italia, Manuel Lombardo për ta fituar medaljen e bronztë.
Ndryshe, Gjakova garon në kategorinë deri në 73 kilogramë.