×
  • Showbiz
  • Show

    Kosova kërkon zyrtarisht ftesë për “Eurovision 2025”

    Insajderi
    13 June 2024 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Radio Televizioni i Kosovës (RTK) i ka dërguar kërkesë zyrtare Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) duke kërkuar që Kosova të ftohet në edicionin e ardhshëm të “Eurovision 2025”.

    Në letrën dërguar EBU-së, drejtori i përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj thekson se kërkesa për të marrë një ftesë nga Bordi ekzekutiv i Eurovizionit është model i aplikuar tashmë nga EBU në rastin Australisë.

    “Me respekt, kërkojmë që të merrni në konsiderim dërgimin e një ftese RTK-së që të marr pjesë në garën e ardhshme të Eurosong. Pjesëmarrja jonë nuk do të ishte vetëm shpërfaqje e talentëve të Kosovës por gjithashtu do të fuqizonte frymën gjithëpërfshirëse dhe shkëmbimin kulturor që përfaqëson Eurovizioni”, thuhet në letrën e drejtorit Ahmetxhekaj.

    “Eurovision Song Contest 2025” do të mbahet në Zvicër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark