×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kosova me kërkesë zyrtare ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

    Insajderi
    02 June 2023 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar se Kosova ka filluar me kërkesat e saj ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

    Hoti tha se në shkresën e parë zyrtare drejtuar Serbisë, Kosova ka kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

    “Ne kemi kërkuar nga Presidenti i Serbisë, të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave. Kjo brigadë, përveç tjerash ka kryer krime në regjion të Drenicës. Nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”, tha Hoti.

    Ai tha se është e natyrshme që shkresa e parë të fillojë me Drenicën, pasi sipas tij, pikërisht në Drenicë, Serbia ka filluar me krimet masive ndaj popullit shqiptar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark