Kombëtarja e Kosovës ka marrë përkrahje nga një tifoz mjaft i veçantë.
Ai është Ismajl Morina, i njohur me nofkën “Ballisti”.
“Ballisti” tha se do ta përkrah Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian
Euro 2024″.
Morina theksoi se do të struket tek bastioni i patriotizmit shqiptar, që quhet Kosovë me kryeqytet Prishtinën.
Tifozi njihet për patriotizimin e tij, ku ishte ideatori i dronit në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri me 14 tetor 2014.
“Përderisa Tirana ta ketë mish e koc me Beogradin dhe Athinën unë do strukem te bastioni i patriozmit shqiptar që quhet Kosovë me kryeqytet Prishtinën” – tha “Ballisti”.
“Dardanët” në kualifikimin për Kampionatin Evropian “Euro 2024” është në grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.