×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kosova po bëhet “kurban” i një çështjeje madhore shekullore të pazgjidhur mes Izraelit dhe Palestinës”

    Insajderi
    02 March 2021 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi thotë se Turqia dhe Izraeli kanë përplasje për politika shumë më të mëdha se për Kosovën.

    Qerkezi thotë se Kosova synon integrimin në Bashkimin Evropian e jo në Izrael.

    “Ne nuk mund të humbim disa interesa ekonomike për shkak të disa të tjerave”, tha ai.

    Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi thotë se Kosova nuk duhet të pranojë shantazhet se ambasada nuk bënë të vendoset në ndonjë lokacion tjetër pos atij që i është caktuar.

    Qerkezi thotë se “Kosova po bëhet “kurban” i një çështjeje madhore shekullore të pazgjidhur mes Izraelit dhe Palestinës”.

    Ai thotë se njohja nga Izraeli ka qene e domosdoshme por shumë e vonuar.

    “Izraeli po na njeh për shkak të interesave të saj, e ne duhet të shohim interesat tona”. tha ai në Dukagjini.

    Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi thotë se të gjitha kushtëzimet për Kosovën janë të dëmshme pavarësisht nga kush vijnë ato.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark