Petrit Hasanaj, babai i futbollistit të ri kosovar, Betim Hasanaj e ka zbuluar se djali i tij mund ta lërë Kosovën për Shqipërinë.
Ai tha se organizimi në Shqipëri ishte shumë më i mirë se ai i Kosovës.
“Djali ka qenë në korrik në testim në Kosovë, ku e patën një grumbullim. Ndjenja për mua dhe familjen ka qenë shumë e madhe me vesh fanellën e Kosovës djali. Erdhëm në Kosovë, e mbajtën grumbullimin tre ditorë. Djali ka lujt shumë mirë, ishte një kënaqësi për krejt familjen tonë. Prej asaj dite e deri tash nuk dëgjuam asgjë nga askush nga trajnerët aty.
Nga askush nuk e morëm ndonjë kritikë apo lëvdatë. Apo të na thonë se nuk është djali për këtë nivel për me lujt për reprezentacion të Kosovës. Në nëntor u hap mundësia në Federatën Shqiptare të Futbollit me e bo një testim. FFK duhet të mësojë shumë më shumë prej FSHF-së, në mënyrën si ata e bënë grumbullimin. Para tri ditëve u kthyem nga Shqipëria.
Betimi i pati edhe aty tri ditë. Mënyra si e pranuan Betimin aty, çdo gjë ka shkuar në rregull. Automatikisht në ditën e parë e mora unë një si prind një vlerësim për të. Prej 180 lojtarëve, u fut në 33 më të mirët dhe e luajti ndeshjen vendimtare në mbrëmje. Reprezentacioni i Norvegjisë ka shprehur interesim të madh. Ka qenë edhe në një grumbullim të tyre, ku nga selektori ka pasur lëvdata të mëdhaja”, tha Hasanaj në Favorit të T7.