×
  • Sport
  • Sport

    Kosova spektakolare në ”Fadil Vokrri” – e shkatërron Qipron

    Insajderi
    27 September 2022 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Qipros, duke e ruajtur vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    “Dardanët” triumfuan 5:1 ndaj qipriotëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Më meritori për këtë fitore ishte sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi që kontribuoi me dy gola dhe dy asistime.

    Në fakt, serinë e golave e hapi Florent Muslija me një  gol të bukur ë minutën e 22-të. Rrudhani dyfishoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

    “Dardanët” e nisën furishëm edhe pjesën e dytë me golin e Rashanit. Vedat Muriqi u përkujdes për golin e katërt në minutën e 52-të.

    Qipriotët treguan shenja jete në minutën e 81-të me golin e Roberge, por që ishte e tëra nga ta.

    Vedat Muriqi vulosi epilogun përfundimtar me gol në minutën e 84-të.

    Kosova mbyll rrugëtimin në Ligën e Kombeve në pozitën e dytë me nëntë pikë, Qipro ka pesë pikë në vendin e tretë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark