Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur fitore kundër Izraelit.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, sonte ishte gjithçka veçse e lehtë të luhej në atë fushë.
Edhe pse terreni në gjendje të rënduar, Kosova triumfoi me rezultat 1-0 me golin e Milot Rashicës në pjesën e parë.
Një ndeshje jo me shumë raste, por e luftuar nga minuta e parë, në fund “Dardanët” arritën t’i arkëtojnë pikët e plota.
Pas kësaj fitoreje, Kosova pozicionohet në vendin e 4’të me 10 pikë, kurse Izraeli në të 3’tin me 11 pikë.