Kombëtarja e Kosovës U19 është kualifikuar në “Elite Round” për kualifikimet e “Lituania 2024”.
Pas barazimit me Sllovakinë (1:1) dhe fitores bindëse ndaj Ukrainës (4:0), djemoshat dardanë barazuan në ndeshjen e tretë kundër Maltës (2:2), rezultat ky që i mjaftoi për ta siguruar pozitën e parë në Grupin 7.
Dardanët e rinj përfunduan në pozitën e dytë me pesë pikë të grumbulluara nga tri ndeshje, me Ukrainën që avancoi nga vendi i parë me një pikë më shumë.