×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova zhvilloi sot stërvitjen e fundit para nisjes për në Belfast

    Insajderi
    22 September 2022 - 13:27

    Përfaqësuesja e Kosovës sot paradite e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Belfast.

    Dardanët ndeshjen e parë të muajit shtator do ta zhvillojnë  kundër Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, që zhvillohet, të shtunën, në orën 18:00.

    Seanca e sotme stërvitore nuk ka qenë aq e ngarkuar, ngase përzgjedhësi Giresse ka punuar kryesisht në aspektin taktik dhe në rreshtimin e ekipit për ndeshjen kundër irlandezo-veriorëve.

    Gjatë stërvitjes është parë një atmosferë shumë e mirë në Përfaqësuesen e Kosovës.

    Të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre për këtë duel. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark