×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kosovarët rrahin gratë edhe në Ditën e Shën Valentinit- këto janë rastet

    Insajderi
    15 February 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gratë, viktimat më të shpeshta të dhunës në familje nuk po gjejnë qetësi as në ditën e të dashuruarëve, atë të “Shën Valentinit”.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ditën e djeshme katër gra ishin viktima të sulmeve dhe dhunës nga burrat.

    Rastet ndodhën në Prishtinë, Komoran e Podujevë.

    Tek të gjitha rastet të dyshuarit për dhunë janë arrestuar.

    Raportet më poshtë:

    SULM SEKSUAL

    Komoran 13.02.2023 – NN. Me 14.02.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke e ngacmuar seksualisht si dhe duke e shantazhuar atë. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    ·         Prishtinë 14.02.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ne gjendje të dehur ka kërcënuar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe me urdhër të tij i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor.

    ·         Prishtinë 14.02.2023 – 19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimat një femër dhe një mashkull kosovar. Viktimës mashkull i është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE & SULM

    Podujevë  13.02.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të ketë tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark