×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari fiton medalje të bronztë në garën ndërkombëtare të matematikës

    Insajderi
    22 July 2017 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipi i Kosovës ka fituar një medalje të bronztë dhe dy medalje nderi në garën e ndërkombëtare të matematikës të zhvilluar në Brazil.

    Ekipi i nxënësve të Kosovës është paraqitur sivjet shumë mirë në Olimpiadën Matematikore Ndërkombëtare, duke u kthyer me një medalje të bronztë dhe dy medalje nderi.

    Gara që konsiderohet Kampionat Botëror i Matematikës për nxënës të shkollave të mesme në të cilën marrin pjesë thuajse të gjitha shtetet e botës u zhvillua në Brazil.

    Lajmin për medaljet e bëri të ditur në një postim në Facebook, përkrahësi i ekipit kosovar dhe studiuesi i matematikës në Universitetin e Prishtinës Valmir Krasniqi.

    “Nxënësi Shend Zhjeqi i solli Kosovës një medalje shumë të rëndësishme,  Medaljen e Bronztë nga Olimpiada Matematike Ndërkombëtare”, shkroi Krasniqi.

    Ai tregoi se Zhjeqi për pak nuk e fitoi medaljen e argjendtë, pasi larg kësaj medaljeje mbeti për vetëm një pikë.

    Sipas Krasniqit, rezultati i sivjetmë është më i miri për Kosovën i arritur ndonjëherë në Olimpiadën Ndërkombëtare Matematikore.

    “Megjithëse ekipi i Kosovës ishte me një anëtar më pak, rezultati i arritur këtë vit është më i miri prej se Kosova merr pjesë ne IMO”, shkroi Krasniqi.

    Medalje nderi fituan edhe Ardita Berisha e Viktori Ahmeti, ndërsa në ekipin e nxënësve të Kosovës ishin edhe Alban Elezi e Flutura Shabani, shkruan RTK Live.

    Jusuf Thaçi, drejtuesi i projektit Atomi ishte ankuar më herët se pjesëmarrja në olimpiadën e matematikës nuk po përkrahet nga institucionet.

    Ndryshe nga suksesi në olimpiadë, nxënësit kosovarë dolën shumë keq në Testin PISA, rezultatet e të cilit u publikuan vitin e kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark