Kosova e ka nëpërkëmbur Qipron në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Dardanët ishin të mrekullueshëm nga fillimi deri në fund duke shënuar pesë gola dhe duke pranuar vetëm një, ashtu që kanë marrë notë mesatare shumë më të lartë (7.22) sesa ekipi kundërshtar (6.52).
Nota më e lartë ka shkuar për golashënuesin e dyfishtë dhe asistuesin e dyfishtë, Vedat Muriqi (8.7).
Lojtari i dytë më i mirë, në bazë të këtij vlerësimi, është listuar Florent Muslija (8.5), po ashtu golashënues dhe asistues.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Kosova 5-1 Qipro.