×
  • Sport
  • Sport

    Kosovë – Zvicër | Ja kur do të zbresin në “Fadil Vokrri” Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

    Insajderi
    10 October 2022 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shortin e hedhur në Frankfurt të Gjermanisë për kualifikueset e Euro 2024, Kosova u bë pjesë e Grupit I aty ku gjen si kundërshtarë Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Duhet thënë se goglat u treguan dashamirëse me të besuarit e trajnerit Alain Giresse që duke veçuar Zvicrën, me kombëtaret e tjera mund të luajnë si të barabartë apo edhe si favoritë.

    Së fundmi, është mësuar edhe rrugëtimi i Dardanëve në këto kualifikuese teksa ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në transfertë ndaj Izraelit më datë 25 mars të vitit 2023 në orën 20:45. Një start i mirë do t’i jepte siguris Kosovës për vazhdimësinë që më pas pret në shtëpi Andorrën.

    Përballja e shumëpritur me Zvicrën do të luhet në Fadil Vokrri më datë nëntë shtator, ndërsa ndeshja përmbyllëse për Dardanët do të luhet në shtëpi ndaj Bjellorusisë më datë 21 nëntor të vitit të ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark