×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kosovës i duhet ndihma e një shteti anëtar të BE-së për njohjen e certifikatave të vaksinimit

    Insajderi
    22 January 2022 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Diskutimet e zvarritura të autoriteteve të kosovare për njohjen e certifikatave të vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian, po u shkakton telashe qytetarëve të Kosovës të cilët vizitojnë vendet e BE-së. Ata, nuk lejohen të hyn në kafene, qendra tregtare, kinema dhe lokale të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndonëse, Qeveria e Kosovës që nga fillimi ka kontraktuar vetëm vaksinat që janë të regjistruara në Agjencia Evropiane e Barnave dhe FDA (Agjencia Federale e Barnave), të cilat janë dëshmuar të jenë të sigurta dhe efektive certifikatat e vaksinimi në Kosovë nuk njihen nga shtete e Bashkimi Evropian. Shkak për këtë janë mos përmbushja e kushteve teknike.

    Për këtë problem autoritetet shëndetësore të Kosovës janë ende vetëm në diskutime teknike me Bashkimin Evropian.

    Gazeta Insajderi ka kërkuar të dijë nga Bashkimi Evropian pse nuk po njihen certifikatat e vaksiminit në Kosovë dhe kur pritet të ketë një përgjigje pozitive në këtë aspekt.

    Në një përgjigje me shkrim nga Bashkimit Evropian thonë se shtete anëtare të BE-së mund ta pranojnë certifikatën e vaksinës vetëm nëse përmbajnë të dhënat e verifikuara në bazë të ligjit kombëtar.

    Gjatë verifikimit vlerësohet edhe integriteti i certifikatës dhe nëse ajo përmban të gjitha të dhënat përkatëse.

    “Bazuar në qasjen tonë të BE-së, për ata që udhëtojnë nga jashtë BE-së, shtetet anëtare mund të pranojnë certifikata vaksinimi nga vendet jo anëtare të BE-së që përmbajnë të paktën grupin minimal të të dhënave si identifikimin e personit, llojin e vaksinës dhe datën e administrimit të vaksina, bazuar në ligjin kombëtar, duke marrë parasysh aftësinë për të verifikuar vërtetësinë, vlefshmërinë dhe integritetin e certifikatës dhe nëse ajo përmban të gjitha të dhënat përkatëse”, thuhet në përgjigjet e zyrtares së BE-së dhënë Insajderit.

    Por, kosovarët mund të mos hasin më në problemin e verifikimit të kodit të vaksinës të marrë në Kosovës.

    Zyrtarja e Bashkimit Evropianë në një përgjigje për Gazetën Insajderi ka treguar një mënyre më të thjeshtë që mund ta aplikojnë autoritete kosovare për përshpejtimin e punës sa i përket njohjes së kodit të vaksinave.

    Kosova mund të bëjë kërkesë tek një shtete anëtar i BE-së për lëshimin e Certifikatë Dixhitale të BE-së për COVID, me kusht që të kenë paraqitur të gjitha provat e besueshme të vaksinimit.

    “Një Shtet anëtar, sipas kërkesës, mund të lëshojë një Certifikatë Dixhitale të BE-së për COVID për një shtetas jo-BE që dëshiron të udhëtojë në BE, me kusht që të jenë paraqitur të gjitha provat e besueshme të vaksinimit (por nuk është i detyruar ta bëjë këtë)”, thonë nga BE për Insajderin.

    Certifikata digjitale COVID-19 është brenda Bashkimit Evropian që nga 1 korriku 2021. Kjo certifikatë u mundëson qytetarëve të BE-së të lëvizin lirshëm në 27 shtetet e bllokut evropian, nëse janë të vaksinuar me vaksinat e autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA)./GazetaInsajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark