
Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, ka lavdëruar gjyqtarin Massimiliano Irrati, pasi ky ndërpreu ndeshjen në mes të Lazios dhe Napolit që u zhvillua mbrëmë në Romë.
Ndeshja u ndërpre për tre minuta pas thirrjeve nga disa prej tifozëve vendas kur Koulibaby prekte topin.
Pas kësaj, gjyqtari Irrati vazhdoi ndeshjen pas konsultimeve që pati me trajnerët e të dyja ekipeve si dhe me zyrtarët e ndeshjeve, raporton BBC.
“Dua të falënderoi lojtarët e Lacioz, por në veçanti gjyqtarin Irrati për kurajën e tij”, Koulibaly ka shkruar në llogarinë e tij në Instagram.
Senegalezi 24 vjecar që ka lindur në Francë, karrierën e tij futbollistike e filloi në klubin Metz para se ti bashkohej Napolit nga skuadra belge Genk në vitin 2014.
Ndeshja u zhvillua në kudër të ligës, dhe u ndërpre në pjesën e dytë, raporton Insajderi.
“Dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi, publikun dhe tifozët tanë, që kanë qenë përkrahje e madhe kundër këtyre thirrjeve të shëmtuara. Dua të falënderoj të gjithë për mesazhet solidarizuese të cilat I kam pranuar,” ka shkruar ai.
Në anën tjetër, trajneri i Lacios, Stefano Piolo, ka thënë: “Unë nuk do të ndërpreja ndeshjen. Thirrjen kanë ardhur nga një grup I vogël, dhe nuk mendoj se ato ishin thirrje raciste. Ne po ashtu kemi lojtarë me ngjyurë dhe ata trajtohen mirë,” ka thënë ai