×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    KQZ-ja vendos se si do të ndahen 4.2 milionë euro për partitë parlamentare

    Insajderi
    19 January 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shuma e përgjithshme e mjeteve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’ua shpërndajë partive politike që në zgjedhjet e fundit janë të përfaqësuara në Kuvend, kap shifrën e mbi katër 4.2 milionë euro.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha RTKlive se këto mjete ndahen duke u mbështetur në ligj për financimin e subjekteve politike dhe rezultatet e certifikuara në zgjedhjet e fundit parlamentare.

    “KQZ-ja, duke u mbështetur në ligjin për financimin e subjekteve politike si dhe në rezultatet e certifikuara të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021, mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023”, tha Elezi duke bërë me dije se shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,200,000.00 €.

    Në ndërkohë sipa snjë rubrike të dërguar nga Elezi ku shihen mjetet e ndara për secilën parti politike shihet Lëvizja Vetëvendosje që ka numrin më të madh të deputetëve  edhe do të marrë së shumti mjete nga ky fond në më shumë se 2 milionë euro.

    E pas LVV-së, renditet PDK-ja me 665 mijë euro, ndërkaq LDK-ja me 525 mijë euro, kurse  AAK-ja me 280 mijë euro.

    Në bazë të tabelës ku shihet se sa do të përfitojnë të gjitha subjektet brenda Kuvendit të Kosovës  nga subjektet politike të komuniteteve joshumicë, më së shumti do të përfitojë Lista Serbe me 9 deputetë, 315 mijë euro.

    E pas saj renditet KDTP-ja 70 mijë euro dhe me nga 35 mijë euro subjektet politike si GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Koalicija VAKAT, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Romani Iniciyativa, Nova Demokratska Stranka, Socialdemokratska Unija, Jedinstvena Goranska Partija, Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark