×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi alarmon për uljen e numrit të nxënësve: Humbja e shpresës ka nxitur emigrimin masiv

    Insajderi
    27 February 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i shqetësuar për uljen e numrit të nxënësve për shkak të emigrimit masiv.

    Ai ka vizituar sot shkollën fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë nga atje ai tha se situata po bëhet alarmante.

    Gjatë bashkëbisedimit, mësimdhënësit shprehën shqetësimin e tyre me trendin e dy viteve të fundit, ku kjo shkollë ka humbur rreth 60 nxënës, apo dy klasë. Situata bëhet edhe më alarmante kur shohim shifrat në nivel vendi, të cilat na tregojnë se për dy vite, në arsimin parauniversitar të Kosovës ka mbi 16 mijë nxënës më pak dhe plot 47 shkolla të mbyllura“, shkruan Krasniqi.

    Ai ka thënë se çdo ditë, të rinj të talentuar e me potencial të jashtëzakonshëm po e braktisin vendin, çdo ditë prindër profesionistë po i lëshojnë vendet e punës.

    Kreu i PDK-së thotë se kjo parti është e përkushtuar ta rikthejë shpresën dhe besimin në Kosovë.

    “Prandaj, sot, është kritike që të kuptojmë dy gjëra: qytetarët nuk mund t’i mbajmë në vend me fjalime të bukura e premtime të mëdha. Dhe e dyta, ne duhet të veprojmë urgjentisht dhe me prioritet që të rikthejmë epokën e zhvillimit në vendin tonë. Kjo është beteja që duhet ta fitojmë – dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të angazhohet për të arritur këtë synim. Bashkë, edhe me mësimdhënësit e përkushtuar dhe atdhedashës, do ta kthejmë shpresën dhe besimin në Kosovë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark