×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, me skandale dhe pa ide

    Insajderi
    27 May 2022 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kolegë ka takuar strukturat e Degës në Vushtrri.

    Krasniqi, në faqen e tij në Facebook, ka thënë se këtij qyteti Ferit Idrizi ka nisur t’i jap vëmendjen që meriton, përkundër mungesës së mbështetjes nga niveli qendror.

    “Megjithatë, sfidat nëpër të cilat po kalojmë si shoqëri, tejkalojnë kufijtë lokal. Sot, e gjitha Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, pa projekte zhvillimore e asnjë ide për të ardhmen. Prandaj, sot është rritur edhe urgjenca e veprimit, kur ambasadat janë plotë aplikime, pushteti plotë me skandale, izolimi i pathyeshëm, ekonomia pa perspektivë, çmimet në rritje e energjia e keqmenaxhuar. “, ka shkruar Krasniqi.

    Më tej, ai ka thënë se për këtë arsye, në diskutim me strukturat e PDK-së biseduan për më shumë angazhim politik e qytetar.

    “Ky është vetëm fillimi i një maratone, ku në synimin për të ndihmuar shtetin dhe qytetarët, ne do të japim gjithçka nga vetja.”, ka përfunduar Kryetari i PDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark