×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi: PDK nuk ka vija të kuqe për koalicione nëpër komuna

    Insajderi
    17 November 2021 - 21:59

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se ata nuk përjashtojnë marrëveshjet politike në nivel lokal.

    “Nuk i përjashtojmë koalicionet me asnjë parti politike dhe asnjë kryetar pavarësisht se nga vijnë”, është shprehur Krasniqi.

    “Besoj se politikat lokale duhet ta kenë dinamikën e veçantë të veten. Mbështes degët tona për koalicione dhe do t’i kontaktoj nga jave e ardhshme. Vendimmarrjen jam i prirur t’ua lë atyre. Ju mbetet atyre që t’i marrin vendime e tyre. Kjo do të vlej ku jemi të ftuar dhe ku do të ftojmë për koalicione”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

    Krasniqi ka theksuar se elektorati nuk mund të kontrollohet nga subjektet politike kur është fjala për të votuar.

    “Partitë kanë strukturat e tyre që mund të ndikojnë, por kjo nuk do të thotë që rrjedh deri te qytetari i fundit. Nuk i di 19 mijë votat e Uran Ismailit askush në Prishtinë”, tha Krasniqi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark