×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi për koeficientin: Kurti i dha një goditje tjetër qytetarëve

    Insajderi
    01 February 2023 - 19:28

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se përmes zbulimit të koeficientit të pagave në vlerë prej 105 eurove, Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Kurti i kanë dhënë edhe një goditje tjetër, këtë herë afatgjate, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që punojnë në sektorin publik.

    Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook tha se ajo që nga Qeveria po proklamohet si rritje, në fakt thotë se është manipulim dhe lojë fjalësh.

    “Për më tepër, pafytyrësisht, kjo Qeveri dhe ky Kryeministër janë në gjendje të mashtrojnë edhe publikisht në lidhje me pagat, përqindjet dhe rritjet që janë bërë.

    Ajo që po proklamohet si rritje, në fakt është manipulim dhe lojë fjalësh. Ku thirren në rritje, nuk ka kujdestari, shujta, meditje, bonuse dhe ka mashtrime të krahasimeve bruto dhe neto. Ku nuk ka rritje, ka zbritje të ndjeshme dhe degradim të profesioneve e pozitave të rëndësishme të shtetit.  Para se gjithash, ky vendim i Qeverisë, cënon mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, atyre që me punën e tyre të dinjitetshme dhe të palodhshme mbajnë gjallë dhe në këmbë funksionimin e shtetit tonë”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark