×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi: Qeveria të mblidhet me urgjencë, të ndajë fonde për komunat e prekura nga vërshimet

    Insajderi
    21 January 2023 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka bërë sot thirrje Qeverisë së Kosovës që të mblidhet me urgjencë dhe të marrë vendim për të ndarë fonde financiare emergjente për komunat e prekura.

    Ai tha se në këtë kohë kërkohet veprim me përgjegjësi institucionale e shtetërore.

    “Gjendja e vendbanimeve të prekura nga vërshimet në Skënderaj, Mitrovicë e Istog, si dhe Podujevë e Klinë, po vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rëndë. Banorët e atyre zonave po përballën me vështirësi të mëdha, përfshirë mungesën e strehimit. Shtëpitë e dëmtuara e të pabanueshme, dëmet ekonomike dhe shkëputja totale nga normaliteti, e kanë bërë situatën emergjente dhe për këtë kërkohet reagim i shpejtë”, tha Krasniqi.

    Përkundër se komunat janë në krye të detyrës, sipas Krasniqit, kjo barrë është më e madhe sesa që ato mund ta përballojnë.

    “Andaj, ftoj Qeverinë e Kosovës që të mblidhet me urgjencë, sa më parë, dhe të marrë vendim për të ndarë fonde financiare emergjente për komunat e prekura, si dhe t’iu përgjigjet përmbushjes së nevojave të tyre, për sanimin e gjendjes dhe strehimin sa më të shpejtë të njerëzve në shtëpitë e veta. Shembulli i qytetarëve në solidaritet me njëri-tjetrin është frymëzues, por koha kërkon veprim me përgjegjësi institucionale e shtetërore. Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë e saj, sot dhe menjëherë”, tha Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark