×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: Qeveria të ndaj fonde për kompensim të dëmeve të mëdha nga përmbytjet

    Insajderi
    20 January 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka vizituar Skenderajin pas vërshimeve të djeshme.

    Bashkë me kryetarin e Komunës Fadil Nura dhe Nënkryetarin Sami Lushtaku, Krasniqi vizitoi lokacionet të cilat janë prekur më shumë nga vërshimet dhe përmbytjet e ditës së djeshme.

    “Fatkeqësisht, dëmet janë të mëdha. Fatmirësisht, humbje në njerëz nuk ka. Prandaj, Kryetarin Nura dhe të gjithë zyrtarët komunalë i përgëzova për reagim efikas dhe dinjitoz, brenda mundësive dhe kapaciteteve të tyre, por, mbi të gjitha, që në këtë ditë të vështirë mobilizoi dhe bashkoi të gjithë qytetarët në ndihmë të njëri-tjetrit”, tha Krasniqi.

    Ai shtoi se thirrja emergjente shkon edhe një herë për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    “Gjendja është e rëndë, me dëme të mëdha materiale dhe infrastrukturë të bllokuar publike. Prandaj, reagimi i nivelit qendror duhet të jetë konform situatës emergjente, me të gjitha kapacitetet shtetërore, përfshirë krijimin e një pakoje financiare për kompensimin e të gjitha dëmeve që kanë pësuar qytetarët. Uroj që sa më parë situata t’i rikthehet normalitetit dhe banorët e Skënderajt të rikthehen në shtëpitë e tyre!”, u shpreh Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark