×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi: Simboli i Qeverisë Kurti është sekseri Martin Berishaj

    Insajderi
    24 March 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se për dy vjet qeverisje, Qeveria Kurti e ka rritur koston e jetesës për qytetarët me veprimet e saj.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Qeveria e ka keqpërdorur misionin e saj, derisa shtoi se u vendos edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind.

    Sipas Krasniqit simbol i kësaj qeverie është sekseri i tregtisë me energji, Martin Berishaj.

    “Vitin e kaluar e rritën mbi 100% çmimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kësaj qeverie, që simbol të saj e ka sekserin e tregtisë me energji, Martin Berishajn, nuk u mjaftoi kjo. Dje, çmimin e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët tanë e rritën edhe për rreth 15 %. Ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare, të cilat, në këtë periudhë të krizës dhe ngritjes së të gjitha çmimeve të tjera, po varfërohen çdo ditë e më shumë. Në këto dy vjet, përmes të gjitha veprimeve të saj, kjo Qeveri vetëm sa e ka rritur koston e jetesës për qytetarët e Kosovës, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur në thelb misionin e saj”, shkroi ai.

    Tutje, Krasniqi tha se nëpërmjet kësaj qeverisjeje, qytetarëve po iu vështirësohet jeta dhe nga kjo do të vazhdojë emigrimi.

    “Një gjë është e sigurt: me këtë lloj qeverisjeje, e cila po vështirëson dhe rëndon jetën e qytetarëve në çdo aspekt, numri i atyre të cilët do të emigrojnë do të vazhdojë të thyej rekorde të reja. I indinjuar thellësisht me këtë kaos qeverisës, i cili po e kërcënon në vazhdimësi mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetit tonë. Mjaft më”, tha deputeti i partisë opozitare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark