×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: Vendosja e çmimeve sikur të ishim në Kinë ose Kubë, ky është diktat

    Insajderi
    20 October 2022 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, në lidhje me diskutimin dhe propozimin e Qeverisë për të vendosur çmimet tavan në produktet bazë, ka thënë se parimisht janë kundër intervenimit të shtetit në vendosjen e çmimeve.

    Sipas Krasniqit, kur ka nevojë për ndërhyrje të tilla, duhet të bëhen sipas kushtetutës, e jo në kundërshtim me të.

    “Sot, nëse kish me hy ky ligj në fuqi, ne kishim me pasë një ministre me aktakuzë e cila kish me përcaktuar cilat produkte munden qytetarët me i ble, cilat jo dhe me çfarë çmimi. Ky është diktat. Kjo mund të ndodhë në Kinë ose në Kubë, por jo në Kosovë”, tha Krasniqi.

    Tutje, ai ka thënë se kjo është ndërhyrje direkte në tregun e lirë dhe shkelje e ligjit.

    “Një prej parimeve bazë në deklaratën e pavarësisë së Kosovës, është ekonomia e tregut. Këtë bazament ju sot po dëshironi me e thy. Ju e keni ba një ligj që nuk ka as afat kohor as asgjë. Në rast se duhet me u rregullu tregu, kryesisht në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, për këtë qëllim Republika e Kosovës themelon organe të pavarura, jo Qeveria me i diktu çmimet”, ka thënë lideri i PDK-së.

    Më tej, kryetari i PDK-së i ka përmendur refuzimet e vazhdueshme që i kanë bërë për Qeverinë.

    “Ju kemi ftu që një vjet me e heqë TVSH-në për çmimet esenciale, akcizën për naftë, që kishin me i ulë çmimet, keni refuzuar. E çka po bëni, tash e tutje dëshironi me ju tregu qytetarëve kur munden oriz e makarona me hangër”, ka përfunduar Kryetari i PDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark