×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Krasniqi viziton ish-krerët e UÇK’së në Hagë

    Insajderi
    26 November 2022 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi ka vizituar ish-krerët e UÇK’së në qendrën e paraburgimit në Hagë, pak ditë para 28 nëntorit.

    Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook tregoi se ua uroi atyre festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojnë së bashku në Kosovë.

    Në këtë vizitë ishin edhe zyrtari i PDK’së, Bernard Nikaj dhe Bekim Çollaku, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

    “Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen. I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot.#LiriaKaEmër”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark