×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Krerët e Bashkimit Evropian mbërrijnë në Kiev, mësohen se çfarë do të diskutojnë

    Insajderi
    02 February 2023 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër do të mbahet samiti i BE-së në Kiev, mbledhja e parë e tillë e zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian që nga fillimi i pushtimit rus.

    Me këtë rast, më shumë se 10 zyrtarë të profilit të lartë të BE-së do të mbërrijnë sot dhe nesër në Kiev, mes tyre presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, transmeton Telegrafi.

    Samiti do të diskutojë dërgimin e armëve dhe parave shtesë në Ukrainë, forcimin e qasjes të produkteve të Ukrainës në tregun evropian, ndihmën e Ukrainës për të mbuluar nevojat e saj energjetike, futjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, përgjegjësinë e liderëve rusë për luftën dhe mundësinë e zgjerimit, si dhe zona evropiane pa tarifa roaming në Ukrainë, raporton Guardian.

    Por në të njëjtën kohë, dëshira e Ukrainës për një hyrje të shpejtë në Bashkimin Evropian do të mbetet e padëgjuar. Përkatësisht, BE-ja jo vetëm që pret më shumë masa kundër korrupsionit nga Ukraina, por nuk është e gatshme të pranojë si anëtare një vend ku është ndezur konflikti më i madh i armatosur që nga Lufta e Dytë Botërore.

    Kryeministri ukrainas Denis Shmihal tha kohët e fundit se Ukraina dëshiron të anëtarësohet në BE në dy vitet e ardhshme, por me sa duket kjo nuk do të ndodhë për të paktën pesë vjet të tjerë, dhe ndoshta edhe më gjatë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark