×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Krim në familje: Babai vret vajzën me 20 plumba

    Insajderi
    04 March 2021 - 11:47

    Një baba në Turqi ka vrarë vajzën e tij dhe i ka përplasur asaj makinën pasi ajo refuzoi të tregojë se ku ndodhej nëna e saj.

    Mustafa Ali Yilmaz, 69-vjeç, përplasi veturën e të bijës në Balikesir të Turqisë, që e nxori nga vetura duke i kërkuar që ta di se ku gjendej ish-gruaja e tij.

    28-vjeçarja Gulnur Yilmas kishte refuzuar t’i përgjigjet babait, i cili e qëlloi atë me armë 20 herë, ku 11 prej plumbave e prekën në kokë.

    Menjëherë ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por arratisja e tij nuk kishte zgjatur shumë pasi ekipet e policisë e kishin vënë në pranga 69-vjeçarin.

    Ai tani do të përballet me akuzën për vrasje ku dhe pritet të merret masa burgim të përjetshëm.

    Është bërë e ditur se e ëma e viktimës, Gulden Yilmas ishte shkurorëzuar nga Yilmas në janar të vitit të kaluar. Gjatë seancës dëgjimore në Balikesir, Yilmaz ka deklaruar se mendërisht nuk është stabil.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark