×
  • Lajme
  • Lajme

    Krimi i rëndë në Lezhë, ish-dhëndri vrau babë e bir te dera e shtëpisë

    Insajderi
    30 August 2022 - 08:39

    Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku Besnik Pjetri vrau Pjerin dhe Gent Përjakun, babë e bir.

    Pjetri, ish-dhëndri i familjes shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur.

    Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten para 6 vitesh.

    Ndërkohë, dy viktimat ishin kthyer ditën e djeshme nga Italia.

    Lexo edhe: Vrasja e dyfishtë në Lezhë, policia: Autori shkoi në shtëpinë e ish-vjehrrit dhe vrau babë e bir

    Autori është ende në arrati, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

    Njoftimi i policisë për ngjarjen:

    Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

    Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

    Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

    Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark