×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Krisje miqësie apo lojë mes aktorëve? Jul Deda i përgjigjet sfidës së Ermal Mamaqit: Do të dal n*udo nëse…

    Insajderi
    13 November 2024 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krisje miqësie apo “lojë” mes aktorëve, çfarë po ndodh mes miqve të vjetër Julian Deda dhe Ermal Mamaqi të cilët kanë ndarë edhe skenën së bashku. Dyshja e aktorëve kanë nisur një “përplasje” virtuale në rrjetet sociale, ku kanë vendosur në pikëpyetje edhe suksesin në karrierë të njëri-tjetrit. Pas një video të Ermal Mamaqit ku shprehet se Jul Deda ka mllef ndaj tij, ky i fundit iu është kundërpërgjigjur në një deklaratë në rrjetet sociale.

    “Kjo puna e mllefit më bën shumë për të qeshur, më njeh mirë dhe mllefin e kam fjalë të huaj. Ti sapo më vlerësove, më the urime për hapat e rëndësishëm në karrierë dhe ti e di mirë, sepse vetë i jep leksione në sallat ku mbledh njerëzit e u flet që ‘njerëzit e arritur në karrierë nuk kanë mllefe’. Tani më thuaj ose kam arritje në karrierë e s’kam inate se s’ka logjikë, ose kam mllef dhe s’kam arritur gjë në karrierë. Se di cilin Ermal të besoj. Merru vetëm me mua, jo me ata që më ndjekin mua.

    A je sot më i suksesshëm apo ke qenë dikur është me pikëpyetje? Puna e suksesit ha diskutim, duhet ta flasim veç e veç”, u shpreh aktori i humorit. Gjithashtu iu është përgjigjur edhe sfidës së Ermal Mamaqit, i cili iu drejtua: “Jam gati të vë bast, nëse trajnimi s’të pëlqen, betohem para gjithë publikut se dal nudo tek sheshi Skënderbej”.

    “Këtë bast nuk ta pranoj, sepse nuk dua që t’i bien dhëmbët njerëzve duke të parë ty lakuriq. Nuk është gjë e bukur të shoh ty lakuriq”, theksoi Jul Deda.

    Por, duket se pas përplasjeve mes tyre “fshihet” tërheqja e vëmendjes së publikut për një rikthim të mundshëm në skenë të ish-grupit të famshëm SHBLSH, pjesë e së cilit ishin tre aktorët, Jul Deda, Ermal Mamaqi dhe Gent Zeneli.

    “Propozova rikthimin e grupit, mora shtysë nga mijëra njerëz që të jemi bashkë, ia kemi borxh një projekt të SHBLSH. Më ktheve përgjigje pozitive, tani pres përgjigjen Gentit. Pres përgjigje pozitive por edhe po më the jo s’ka problem, do të ta kthej mendjen”, u shpreh Jul Deda, teksa iu drejua Ermal Mamaqit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark