12:50 - 27 Shkurt 2023

Mbrëmjen e djeshme si shkak i një loje të dhënë nga “Vëllau i madh”, konkurentët Krist Alija dhe Keisi Mendini kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë në buzë.

Keisit iu desh të bënte dënimin ose t’i përgjigjej pyetjes. Ajo zgjodhi dënimin, i cili ishte puthja në buzë ne Kristin.

Kujtojmë se ata kanë nisur një njohje me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së famshme, Big Brother VIP Albania, edhe pse Kristi ka një lidhje jashtë.

Krist Alija

Edhe se e mohoi një gjë të tillë, e dashura e Kristi bëri një reagim në rrjete sociale, duke zbuluar bisedën e fundit me të të realizuar më 24 dhjetor, ditën e nisjes së Big Brother VIP.

Kejsi Mendini

Nga ana tjetër, Sabiani nuk është dakord me lidhjen e tyre, pasi ka mësuar romancën e Zazës dhe Kristit. Madje ai ka hequr nga “Instagrami” Keisin, si veprim që lë të kuptojë se është kategorikisht kundër veprimeve që po kryen brenda.

Sabiani dhe Kejsi