×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kristi i dërgon një sinjal pëlqimi ‘ish-vjehrrit’ të tij

    Insajderi
    06 June 2023 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtari i njohur, Sabiani, ishte të dielën i ftuar në “Portokalli”. Në “Instagram”-in e emisionit të humorit është publikuar një video nga ky moment, i cili ka marrë shumë pëlqime dhe komente.

    Mes tyre i papritur ishte pëlqimi i ish-banorit të “Big Brother VIP 2”, Kristi Dragot.

    Këtë detaj e ka kapur Ronaldo Sharka, i cili ka bërë një postim në “Instastory”, ku bashkëngjitur me të shkruan:

    “Kristi i jep like videos së ish-vjehrrit”, duke e shoqëruar me një emoji të një zemre të thyer.

     Kujtojmë se Sabiani hyri sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm për të bijën, Keisi, e cila nisi një romancë me Kristin.

    Në fillim u duk sikur këngëtari do bënte diçka për t’i ndarë ata, por në fakt duke i parë gjërat nga afër ai i mbështeti. Por ishte Keisi, ajo që në një moment vendosi që t’i jepte fund lidhjes së nisi brenda BB VIP.

    Kristi e mirëkuptoi dhe e pranoi vendimin e saj. Teksa e lanë që të njiheshin më shumë jashtë shtëpisë së BB VIP, në fakt as kjo nuk ndodhi.

    Pas daljes nga BB VIP, Keisi u shpreh se nëse Kristi do i shkruante, ajo do i përgjigjej dhe mund të takoheshin. Por Aliaj ishte i prerë me vendimin e tij pas përfundimit të eksperiencës në këtë reality show, që çdo gjë kishte përfunduar mes tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark