Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, duket se nuk ka më të ndalur në Itali me Empolin, i cili pasi gjeti golin e parë në Serinë A javën e kaluar përballë Interit, kësaj radhe 20-vjeçari gjeti dhe asistin e parë përballë Salernitanës.
Në minutën e 31’ të sfidës, mesfushori dha një top të bukur duke e nxjerrë të lirë Kutronen i cili nuk gaboi përballë portierit të miqve.
Duket se mesfushori shqiptar nuk ka më të ndalur duke i rritur akoma vlerat vetes, gjë që do ta bëjë atë një nga më të kërkuarit në këtë merkato vere.
Ndryshe, një ditë më herët trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli, kishte folur sërish për talentin shqiptar.
“Ka cilësi të mëdha. Mund të luajë kudo. Nëse ke cilësi fizike, teknike dhe morale – nuk e ke aspak problem të luash në nivelin e duhur”, ishte shprehur Aurelio Andreazzoli.