×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kriza e koronavirusit mund të rezultojë me miliona martesa të fëmijëve

    Insajderi
    08 March 2021 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka thënë se vështirësitë e shkaktuara nga kriza e koronavirusit mund të rezultojnë me 10 milionë martesa të fëmijëve në dekadën e ardhshme.

    Në një studim të publikuar më 8 mars, UNICEF ka thënë se “mbyllja e shkollave, stresi ekonomik, ndaljet e shërbimeve, shtatzënitë dhe vdekjet e prindërve për shkak të pandemisë, janë duke përballur vajzat më të brishta me rrezik të martesës sa janë fëmijë”.

    Në raportin e publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të titulluar “COVID-19: Një kërcënim kundër martesave të fëmijëve”, është thënë se nëse trendi konfirmohet, do të përbënte një kthim serioz nga përparimi i arritur në vjetët e fundit në fushatën kundër martesave të fëmijëve.

    Aty është thënë edhe se proporcioni i grave të reja, të martuara sa kanë qenë fëmijë, ka rënë nga gati 25 për qind, në rreth 20 për qind në 10 vjetët e fundit.

    “Ky përparim tani po kërcënohet”, është thënë në studim.

    Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se pret që më shumë doza të vaksinave të jenë të qasshme në Bashkimin Evropian në fillim të prillit.

    Në Shtetet e Bashkuara, eksperti i ekipit për koronavirus Anthony Fauci, ka thënë se nxënësit e shkollave të mesme në SHBA duhet të vaksinohen kundër koronavirusit në vjeshtë të këtij viti./rel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark