×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kroaci, 47 të vdekur dhe mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

    Insajderi
    21 November 2020 - 18:56

    Në 24 orët e fundit u regjistruan 3.573 raste të reja me koronavirus (COVID-19) me çka numri i rasteve aktive në Kroaci arrin në 19.079.

    Midis tyre, 1.981 pacientë janë në spital, nga të cilët 213 janë në respiratorë. 47 persona humbën jetën nga virusi.

    Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar 100.410 raste me koronavirus, nga të cilët 1.304 kanë humbur jetën. Gjithsej 80.027 janë shëruar, nga të cilat 2.640 në 24 orët e fundit.

    Aktualisht në vetë-izolim janë 45.150 persona. Deri më tani 667.749 qytetarë janë testuar, nga të cilët 9.877 në 24 orët e fundit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark