×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia i kërkon Serbisë zbardhjen e fatit të 1 mijë e 816 personave të pagjetur nga lufta

    Insajderi
    28 January 2023 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në takimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman me Ministrin të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, temë ishte zgjidhja e çështjeve të hapura ndërmjet dy shteteve, ndërsa Radman tha se Kroacia nuk mund të shtiret kinse asgjë s’ka ndodhur para 32 viteve, nga agresioni i regjimit të Sllobodan Millosheviqit, raporton Insajderi.

    Në lidhje me të ardhmen evropiane të Serbisë, Radman tha se Kroacia dëshiron që Serbia të adresojë çështjet e Kapitullit 23 të negociatave me BE-në, ku përfshihen të drejtat e pakicave, të zhdukurve, të përndjekurve për krime lufte, kompensim për të burgosurit, e të tjera.

    Kroacia kërkon zbardhjen e fatit të 1 mijë e 816 personave të zhdukur në luftë, tha Radman, për të cilët Serbia ende nuk ka dhënë përgjigje.

    “Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odalloviq do të udhëtojë për në Zagrebm ku do të takojë kolegët nga Ministria për Veteranët në Kroaci”, tha ministri kroat./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark