×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kroacia nënshkroi kontratë për blerjen e 12 bombarduesve francezë

    Insajderi
    25 November 2021 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kroacia dhe Franca nënshkruan sot në Zagreb një marrëveshje blerjeje për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale.

    Sipas një deklarate të mëparshme të ministrit kroat të financave, marrëveshja është me vlerë 1.1 miliard euro.

    Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e mbrojtjes, Mario Banozhiq dhe Florence Parley, në prani të kryeministrit Andrej Plenkoviq dhe presidentit francez Emmanuel Macron, raportojnë mediat kroate.

    Macron më herët gjatë ditës së sotme është takuar në Pantovçak me pilotët e Forcave Ajrore Kroate, të cilët do të shkojnë në stërvitjen për drejtimin e avionëve francezë.

    Kroacia bleu nga Franca 12 avionë luftarakë Dashault Rafale F3R të përdorur, 10 avionë me një ulëse dhe dy avionë me dy ulëse.

    Kroacia është vendi i dytë në Bashkimin Evropian pas Greqisë që blen Rafale, dhe oferta franceze u zgjodh në konkurrencë me amerikanin (F-16 Block 70 i ri), suedez (JAS 39 Gripen i ri) dhe izraelit (F-16 Barak i përdorur).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark