×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia po mendon të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë vitin e ardhshëm

    Insajderi
    18 October 2020 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shteti i Kroacisë po mendon ta rrisë numrin e kontigjentit ushatarak në Kosovë gjatë vitit 2021.

    Sipas analistit politik, Igor Tabak ende nuk është e sigurtë nëse do të ndodhë kjo pasi fillimisht duhet të kaloj në procedura parlamentare

    “Krocia nuk është i vetmi ven i NATO-s që merr pjesë atje dhe nuk është ndonjë aktivitet që do të ngjallte vëmendje apo emocion të veçant në Kroaci. Një mision i tillë është gjithashtu më pak i rrezikshëm se, të themi Afganistani” , u shprehë Tabak për portalin “Obris”, transmeton Indeksonline.

    Tutje, mediumi kroat tregon se ideja është që të vijnë 100 trupa kroate në Kosovë. Po për këtë duhet sigurohet mbështetje nga qeveria, komiteti parlamentar përkatës dhe parlamenti.

    Përveç Kroacisë, edhe shumë shtete tjera të NATO-s kanë trupa në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark