×
Receta

Krofne me banane të përgatitura në tigan: Të buta, pa asnjë pikë vaji!

Insajderi
15 November 2019 - 13:06

Recetë e pazakonshme për krofne të mrekullueshme të buta si shkumë, – dhe do të jeni shumë të kënaqur me shijen!

Përbërësit e nevojshëm:

– 15 gr tharm,
– 1 lugë e vogël sheqer,
– 2 vezë,
– 1 katrorë gjalpë,
– 100 g ajkë,
– 350-400 g mielli,
– pak kripë,
– 1 puding banane apo vaniljeje,
– sheqer për puding,
– 1 banane,
– 250 ml qumësht.

Përgatitja:

Ngjishni brumë të butë dhe përhapeni për gjysmë centimetri dhe priteni në katrorë.

Zieni pudingun, shtoni sheqerin sipas dëshirës dhe përzieni një banane të shtypur.

Ftoheni dhe mbushni brumin, qitni sipër kapakun, shtypni skajet dhe mbuloni dhe lëreni pak të pushojë.

Piqeni të mbuluar me kapak në tigan të thatë në zjarr të mesëm.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark