×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    KRU ‘Prishtina’ tregon orarin e reduktimeve për zonat e prekura nga vërshimet

    Insajderi
    27 January 2023 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reshjet e mëdha të shiut gjatë javës së tretë të janarit kanë shkaktuar vëshrime nëpër disa komuna të Kosovës.

    E si pasojë është ndotur edhe uji i pijshëm, gjë që po e detyron ujësjellësin ta lëshojë ujin me reduktime për qytetarët.

    Arjeta Mjeku nga KRU ‘Prishtina’ ka treguar se si do të jenë reduktimet nëpër zonat e prekura nga vërshimet.

    “Si shkak i reshjeve të dendura me vërshime, vazhdojmë të kemi turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Ibrit”.

    “Për qytetin e Drenasit, ju njoftojmë se kemi filluar trajtimin e ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi, duke filluar edhe furnizimin me ujë në orët e mëngjesit të sotëm. Drenasi sot furnizohet nga ora 6:00-11:00, pastaj duhet akumulim, për t’u rikthyer furnizimi me ujë në orët e darkës për Drenas. Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë nga sistemi i furnizimit, kanë autobotin (auto cisternën) si alternativë për situatën që po kalojmë”.

    Mjeku shton se përderisa, ITU Shkabaj është jashtë funksionit, qytetet si Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi po furnizohen nga alternativa tjera, respektivisht nga Impiantet tjera.

    “Për këtë do të kenë reduktime të furnizimit me ujë në oraret e njëjta sikurse ditët tjera duke vazhduar edhe sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00. Pastaj nga ora 16:00-20:00 kanë furnizim me ujë, për të vazhduar edhe ditën e nesërme me të njëjtin orar, vetëm se furnizimi për ditën e nesërme fillon në ora 05:00 në mëngjes”.

    “Për zonat e Kryeqytetit, reduktime jemi shtrënguar të aplikojmë nga ora 23:00-5:00, përveç qendra e qytetit, QKUK, QKMF-të, Dardania”.

    Sipas saj, një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

    “Mbeteni të njoftuar, deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me reshje atmosferike dhe turbullirë! Po shpresojmë që sa më shpejt të stabilizohet! Jemi në gjendje gatishmërie me të gjitha potencialet teknike/operative”.

    “Ata që nuk kanë ujë në pikat e larta, uji mund të mos arrijë për shkak që nuk kanë të vendosura pompa të ujit në ndërtesa dhe uji nuk arrin. Kjo edhe për arsye se ka shumë rezervuare të vendosura në banesa dhe deri sa t’i mbushin, mund të mos u shkoje uji të tjerëve”, tha Arjeta Mjeku nga Ujësjellësi Prishtina.

    Kurse nga Ibër Lepenci, një zyrtare tha që gjatë 24 orëve i kanë ekipet në terren duke tentuar t’i pastrojnë kanalet, sipas saj, pritet që sa më shpejt të kthehet në funksion sistemi i furnizimit ani se nuk varet nga ta për shkak të kushteve atmosferike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark