×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryediplomati i Togos jep lajmin e keq për Kosovën

    Insajderi
    16 January 2023 - 16:36

    Shefi i diplomacisë së Togos, Robert Dussey, gjatë një deklarate të fundit ka thënë se tërheqja e njohjes për Kosovën është “përfundimtare”.

    Togo e kishte njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës në vitin 2014.

    Por, tash po del se e ka revokuar përnjëmend këtë qëndrim.

    “Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, atë uniken. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare,” – është shprehur Dussey.

    Ai shtoi se 54 shtetet afrikane përbënin një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së, duke u ankuar se diplomacia serbe për një moment ishte larguar nga Afrika për t’u rikthyer sërish përmes Ivica Daçiq.

    E ky i fundit ndërkohë shtoi se pas vizitës së tij në këtë shtet, Togoja kishte vendosur të tërhiqte njohjen e Kosovës.

    Dussey do të takohej edhe me presidentin serb Vuçiq dhe me ministren e jashtme Bërnabiq.

    Šef diplomatije Toga: Povlačenje priznanja Kosova je definitivno – YouTube

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark